Policia e Shtetit në 104 vjetorin e saj, nderoi ata që kanë sakrifikuar shumë madje edhe jetën për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Një ndër ta ishte edhe Nikolin Gjergji, efektivi i Policisë së komisariatit të Kurbinit, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni për arrestimin e një grabitësi.

Ceremonia u përshëndet edhe nga kryetari i komisionit të sigurisë Spartak Braho ku u shënua edhe një problem me mikrofonin që nuk kaloi pa batuta.

Ministri Tahiri gjithashtu falënderoi të gjithë ata që i kanë mbështetur, ndër ta edhe kritikët.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe misioneve të huaja partnere.

Tv Klan