Policia e Tiranës shoqëroi në komisariatin numër 1 për disa orë kreun e Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun dhe një tjetër drejtues të saj, Flavio Qarrin,  të cilët i liroi pas disa orësh.

Spahiu u ndalua pas një proteste që Aleanca Kuq e Zi zhvilloi rreth ores 7.30 të mëngjesit para Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit u përplasën me policinë bashkiake pasi mbyllen me çeles dhe dërrasa disa dyer të Bashkisë. Palët u konfrontuan fizikisht.

Aktivistet e Aleancës Kuq e Zi deklaruan se qëllimi i protestës ishte të mos lejonin hyrjen në Bashki të kryetarit, Erion Veliaj. Ata kërkojnë dorëheqjen e tij për pushtim të pronave publike. Policia tha se protesta ishte e paligjshme. Ndërsa nga Partia Demokratike, Flamur Noka reagoi duke thënë se më arrestimin e Spahiut shteti ligjor ka rënë.

Tv Klan