Në Gjermani janë vjedhur 22 ton çokollatë, ndërsa policia është angazhuar në zbardhjen e rastit.

Lajmi bëhet i ditur nga Anadolu Agency (AA), e cila citon zëdhënësin e policisë, Martin Ahlich, i cili deklaroi se gjatë fundjavës në Neustadt është vjedhur një rimorkio ku ishin çokollatat.

Ahclih tha se në mesin e çokollatave të vjedhura ndodhen edhe prodhime të brendeve të njohura botërore, vlera e të cilës llogaritet nga 50-70 mijë euro.

Ai shtoi se ai supozohet se autorët e vjedhjes i kanë transportuar me kamion dhe se policia është duke punuar për kapjen e tyre.

Sipas tij, ende e është e paqartë nëse autorët e ngjarjes ishin në kërkim të çokollatave apo rimorkios.