Policia ka proceduar penalisht kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike në lidhje me protestën e ditës së hënë.

 25 deputetë dhe rreth 400 persona te tjerë do të heton për akuza e tubimit të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit.

Veç Bashës është proceduar sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, nënkryetari Edi Paloka dhe deputetët Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Eduart Halimi, Asllan Dogjani, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Liljana Elmazi si dhe disa drejtues të tjerë lokalë.

Ata konsiderohen si përgjegjës për protestat e organizuara në sheshin Shqiponja dhe në rreth-rrotullimin e shkollës Teknologjike në Tiranë, në rreth-rrotullimin e Bradasheshit ne Fier, ne atë të Milotit dhe ne autostradën Lushnje Fier.

Policia deklaroi një ditë para protestës se kishte refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për leje, duke argumentuar se tubimet cenonin rendin dhe sigurinë.

Por Partia Demokratike tha se për protestën policisë nuk i duhej marrë leje, por vetëm duhej njoftuar.

Tv Klan