Policia e Barcelonës ka qëlluar ndaj një kamioni të vjedhur, mbushur me bombola gazi që ecte me shpejtësi në drejtim të kundërt, ndërsa ushtria spanjolle arrestoi shoferin suedez.

“Daily Mail” duke u bazuar në raportimet e agjencive të lajmeve tha se oficerët hapën zjarr ndaj kamionit pasi ai po ecte në drejtim të kundërt me trafikun në rrugën Roda del Litoral drejt qendrës së Barcelonës.

Një suedez, i identifikuar si Joakim Robin Berggren, raportohet të jetë arrestuar nga forcat anti-terror të Spanjës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokale, tha një zëdhënës i policisë.

Televizioni kombëtar i Spanjës “TVE” tha se kamioni kishte përplasur disa makina para se policia të qëllonte me arë për t’a ndalur.

Burime nga Bashkia e Barcelonës thanë se kamioni me dhjetëra bombola gazi ishte vjedhur.

Nuk ka të dhëna nëse ngjarja ishte pjesë e një sulmi apo ishte thjeshtë një vjedhje.

Në Korrik të vitit të kaluar një sulm terrorist me kamion në Nicë të Francës u mori jetën 87 personave, ndërsa një tjetër kamion hyri në tregun e krishtlindjeve në Berlin në Dhjetor duke vrarë 12 persona./tvklan.al