Tetë fëmijë u shpëtuan pasditen e sotme nga policia kufitare e Sarandës.

Sipas informacioneve të policisë, ata kishin marrë një varkë dhe ishin futur në thellësi. Por nuk kaloi shumë kohë dhe në varkë filloi të futej ujë.

Fëmijët kërkuan ndihmë dhe policia kufitare menjëherë është ndodhur në vendin e ngjarjes. Për fat fëmijët u shpëtuan, kurse varka u fundos. /Abc News