Policia është vënë në kërkim të një shqiptari, i cili u arratis nga një qendër emigrantësh në South Lanarkshire të Skocisë.

25 – vjeçari Guxim Imerio u zhduk nga qendra e Dungavel rreth orës 21:40 të së hënës.

Sipas asaj që shkruan BBC, oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë Anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë ai mund të ketë lidhje në zonën e Manchester.

Autoritetet kanë dhënë edhe përshkrimin e të riut shqiptar dhe i kanë bërë apel qytetarëve britanikë që t’i ndihmojnë për kapjen e tij.

Një zëdhënës i policisë tha për BBC se 25 – vjeçari nuk e njeh zonën dhe se policia skoceze dëshiron që të sigurohet se ai është shëndoshë e mirë.

“Do të inkurajoja çdo qytetar që të kontaktojë menjëherë policinë nëse ka informacion për vendndodhjen e Guxim Imerio, apo kanë informacione që mund të ndihmojnë policinë për gjetjen e tij”./tvklan.al