Në këto ditë të ftohta policia vazhdon të ndihmojë të pastrehët për shpëtuar të ftohtit dhe temperaturat e ulëta.

Blutë e Tiranës mbrëmjen e shtunës kanë ndihmuar dy adoleshentë të cilët nuk kishin një banesë duke i sistemuar në qendër sociale.

Gjatë këtyre ditëve të acarta policia e shtetit ka dhënë ndihmë dhe strehuar dhjetëra persona në të gjithë vendin duke hequr nga rruga të pastrehët të cilët mund të rrezikonin jetën në vendet e ftohta ku qëndronin.  / TV KLAN