Nuk është një aksion policie, por një suprizë e këndshme që Ministria e Brendshme kishte përgatitur për fëmijët e shtuar në spitalin e Pediatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Efektivë të repartit “Renea” dhe skuadrës “Shqiponja”, të maskuar si personazhet e dashur të filmave, “Spiderman” dhe “Batman”, befasuan fëmijët  teksa u ngjitën me litarë në godinën e spitalit.

Kjo nismë që pati kujdesin e veçantë të ministrit të Brendshëm, përveçse u ktheu buzëqeshjen fëmijëve i suprizoi ata me dhurata për ditën e  1 Qershorit.

https://www.youtube.com//embed/IlXv1tRveFE

Nën logon “Ti je heroi ynë”, policia organizoi aktivitete të ndryshme surprizuese për  fëmijët edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

 

Në disa foto të shpërndara nga Ministria e Brendshme, kjo e fundit shkruan se për Policinë “heronjtë e vërtetë sot janë vetë fëmijët”

 

Tv Klan