Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. Në një njoftim zyrtar, blutë e këtij qyteti konfirmojnë se viktima të këtij atentati janë Drejtori i OSHEE -së së Vlorës, Roland Saliu dhe Erven Hyseni, biznesmen. Sipas policisë, në drejtim të viktimave është qëlluar me kallashnikov nga distanca.

Vlorë /Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

1- R.S., Drejtor i OSHEE-së

2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

/tvklan.al