Donald Trump ka mbajtur një fjalim për politikën e tij të jashtme, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. Trump, favorit për nominimin e Partisë Republikane në garën presidenciale 2016, ka thënë se do të ndjekë politikën: “Amerika në vend të parë”.

“Politika ime e jashtme do t’i vërë interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane mbi të gjitha. Ky do të jetë themeli i çdo vendimi që do të marr”, ka thënë Trump.

Ai ka thënë se politika e jashtme e presidentit aktual, Barack Obama, është “katastrofë totale” dhe se “nuk ka vizion, nuk ka qëllim, nuk ka drejtim, nuk ka strategji”. Trump ka thënë se do të dobësonte grupin militant ISIS, duke i shkatërruar depozitat e naftës.

Ai po ashtu ka thënë se mbështet torturën me ujë dhe metoda të tjera të rënda të marrjes në pyetje kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Trump ka bërë thirrje për rivlerësimin e marrëdhënieve me disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit./

tvklan.al