Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por skuadrat serbe përballen me ato kosovare në aktivitetet ndërkombëtare. Përfaqësuesit e federatave kërkojnë sqarime nga qeveria serbe se si duhet të sillen në të tilla raste.

Qeveria e Serbisë do një përgjigje nga akademikët se çfarë mendojnë për problemin e Kosovës. Sportistët ndeshen me klubet kosovare më së shumti në hendboll.

Bozhidar Gjurkovic, Federata e Hendbollit e Serbisë:

“Që prej kongresit te vitit 2014 në Bellfast Kosova është e barabartë. Për ne kanë filluar problemet pasi skuadrat tona takohen dhe me një vendim këto ndeshje zhvillohen pa simbole dhe pa intonuar himnin”. 

Politika pret ta zgjidhë problemin e Kosovës të mos ngelet i ngrirë. Por, derisa në Prishtinë është shpallur pavarësia, Beogradi do të gjejë një zgjidhje që sporistët e saj të mos jenë viktima të momenteve politike.  

Marko Gjuric, Zyra për Kosovën e Metohinë, Qeveria e Serbisë: “

Thirrjes për dialog të Presidenti Vuçiç i janë përgjigjur të gjitha segmentet e shoqërisë. Kjo forcon kapacitetin tonë si popull dhe si shtet të merremi me çështjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Klubet serbe të Kosovës në ligën e Serbisë duan të garojnë në adresën e vjetër pavarësisht ofertave që u janë bërë.

TV Klan