Pornostarja Stormy Daniels ishte paguar 130 mijë Dollarë nga Donald Trump për të heshtur në lidhje me aferën e tyre seksuale në vitin 2006, kur presidenti në atë kohë ishte i martuar me Melanie dhe në jetë sapo kishte ardhur djali i tyre Baron.

Afera me aktoren e filmave për të rritur ka shkaktuar një stuhi në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2011 intervista e pornostares Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Staphanie Clifford, mbeti e pabotuar deri më sot.

Në të pornostarja zbulon detaje të marrëdhënies së saj me miliarderin Trump, i cili aktualisht është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse thotë Stormy në intervistën e saj, ajo citon se Trump i kishte thënë se i kujtonte vajzën e tij.

Trump dhe Stormy u njohën në një turne golfi në Korrik të vitit 2006. /

tvklan.al