Kaloi pesë javë në përpjekje për të shkrepur foto magjepsëse të tornadove dhe vetëtimave dhe ia doli. Mes fotove më të bukura është edhe një “portë” e krijuar nga rrufetë mbi një rrugë.

Fotografi amator nga Sllovenia, Marko Kosovec udhëtoi në Teksas, Oklahoma, Kansas, Kolorado dhe Montana të SHBA-ve, duke u përballur me “ferrin” e tornadove dhe superstuhive në vend.

Pavarësisht se këto zona përbëjnë rreth 15 për qind të sipërfaqes së SHBA-ve, atje ndodhin rreth 30 për qind e tornadove që prekin SHBA-të.

36-vjeçari aktualisht studion Meteorologji. Ai i tha “Medium Drum World” se dëshironte t’u afrohej sa më shumë stuhive për të përparuar në studimet e tij.

Kosovec tha se parashikonte stuhitë dhe më pas përballej me parashikimet e tij.

“Unë gjithmonë përpiqem të kuptoj se si sillen stuhitë deh ngjarjet e tjera ekstreme të kohës, përse disa stuhi zhvillohen në tornado dhe disa të tjera jo”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte arsyeja përse rrezikonte kaq shumë.

Marko ka ndjekur stuhitë përgjatë 16 viteve të shkuara dhe pranon se rrezikon në terren për të shkrepur foto mbresëlënëse./tvklan.al