Goran Lenac, cili ishte portier profesionist ka mbetur i vdekur pasi u qëllua gjatë kohës që po stërvitej me një shok të skuadrës.

Ngjarja ndodhi në Kotor të Malit të Zi rreth orës 19:30 të së shtunës. Lenac ishte më një shok të tij dhe po stërvitej në terrenin e FC Bokelj në momentin që u qëllua me armë në kokë. 33-vjeçari është dërguar menjëherë për në spital në gjendje të rëndë por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Mësohet se ai ka qenë një figurë popullore në zonë dhe njihej si një atlet i përkushtuar ndaj sportit dhe që kishte ndihmuar shumë persona në zhvillimin e tyre si sportistë. Policia malazeze ka nisur hetimet për të arrestuar vrasësin e 33-vjeçarit.

Media lokale skalaradio.com mësoi se vrasësi është profesionist sepse e ka studiuar vendin dhe ka arritur të largohet pa u vënë re.

/tvklan.al