Të bësh art me kokat e njerëzve. Prej 5 vitesh ky 23 vjeçar ka vendosur që zanatin e tij të berberit  ta ndërthurë më artin.

cuni

Në kokat e klienteve të tij janë stampuar portretet personazheve të ndryshme që nga  liderëve më të lartë të politikës, si ai ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit aktual Edi Rama.

portere

Berberi artist, Sebastian Lushaj thotë se portreti i futbollistit të Kombëtares Lorik Cana dhe simboli kombëtar i shqiponjës janë dy nga kërkesat më të preferuara nga klientët.

E pas këtyre personazheve, 23-vjeçari na zbulon edhe portretin e radhes, ku për herë të parë do jetë në kokën e një vajze.

23-vjeçari, Lushaj  është i pari që ka sjellë në Shqipëri  tatuazhet, apo stapimet portret në kokat e njerëzve.  Për të riun nga Tirana, kjo punë nuk ndalet këtu. Kenaqësinë që I fal puna e tij, është edhe falë guximit të klientëve të tij që prej disa ditësh mbajnë në kokat e tyre fytyrën e personazheve të preferuar.

Tv Klan