Portugalia e Franca sigurojnë botërorin

Holanda mbetet jashtë aktivitetit


Portugalia dhe Franca janë ekipet e zonës Europiane që siguruan pjesëmarrjen në finalet e botërorit pas ndeshjeve të ditës së martë. Përfaqësuesja portugeze siguroi kalimin direkt në botëror falë fitores 2 – 0 ndaj Zvicrës.

Zviceranët që kryesonin grupin deri në ndeshjen e fundit dhe u mjaftonte vetëm një barazim për të shkuar në Rusi do të kalojnë në fazën play off . Franca do të jetë në finalet e Kupës së Botës, pasi mundi me rezultatin 2 – 1 Bjellorusinë, duke u rënditur e para në grupin A.

Jashtë aktivitetit mbeti Holanda që edhe pse fitoi 2 – 0 me Suedinë, u rëndit e treta në këtë grup dhe do të luajë në play off. Kjo është hera e parë nga viti 2002 që Holanda do të mungojë në botëror. Një mungesë e paralajmëruar prej Europanit të fundit, ku nuk arriti të ishte pjesë e 24 finalistëve. Në play off u kualifikua edhe Greqia që mundi 4 – 0 Gjibraltarin. Shorti do të hidhet javën e ardhshme, ndërsa ndeshjet e play off do të zhvillohen në muajin nëntor për të caktuar ekipet e fundit nga zona Europiane që do të shkojnë në botëror./Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*