portugali serbiNë grupin tonë është luajtur sot në mbrëmje edhe një ndeshje tjetër, ajo mes Portugalisë dhe Serbisë.

Portugezët fituan me rezultatin 2-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Karvalho në minutën e 10-të.

Rezultati u barazua në minutën e 61 nga Matiç, por portugezët kaluan sërish në avantazh 2 minuta më pas me Koentrao.

Me këtë fitore Portugalia ngjitet në krye të grupit me 9 pikë. Vendin e dytë e mban Danimarka me 7 dhe pas saj është Shqipëria po me 7 pikë, por me golavarazh më të keq.

Tabela mbyllet me Armeninë dhe Serbinë që kanë nga 1 pikë.

Tv Klan