Përfundoi në barazim 2-2. Kampionët e Europës, Portugalia nuk mundi të shkojë më shumë se kaq kundër Meksikës në ndeshjen e parë të grupit A. Pas një pasimi të Cristiano Ronaldos, Quaresma kaloi fillimisht në avantazh Portugalinë.

Vetëm 8 minuta më pas erdhi barazimi për Meksikën me Chicharito Hernandes. Rivaliteti në pjesën e dytë ishte i fortë dhe goli i dytë për portugezët erdhi në minutën e 86. Edhe pse fundi i ndeshjes, Meksika nuk e uli ritmin dhe barazoi në kohën shtesë.

Në ndeshjen e parë të grupit B, Kili mundi Kamerunin 2-0.

Përballje emocionuese mes këtyre ekipeve. Goli i parë për Kilin erdhi në minutën e 81 nga Vudal, nderësa i dyti u realizua nga Vargas, një minutë pas përfundimit të kohës së rregullt.

Australia do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e dytë të grupit B.

/Tv Klan