MUnitedManchester United nuk është ende konkurrues.

Ekipi i Louis van Gaal është eliminuar nga Kupa e Ligës pas humbjes 4 – 0 në fushën e MK Dons.

Një tjetër ndeshje për tu harruar pas atyre në kampionat. Një goditje e fortë për lojtarët e superpaguar të Manchester United, por edhe për trajnerin Van Gaal që ende nuk po jep rezultat me punën e tij.

Edhe pse në fushë ishin disa lojtarë të stolit emrat e tyre janë më të njohur se Grigg apo Afobe, të cilët shënuan në këtë përballje.

Poshtërimi është akoma më i madh kur kjo humbje e thellë vjen nga një ekip i kategorisë së tretë në Angli pikërisht në ditën ku zyrtarizuan kalimin e Angel Di Maria nga Real Madrid.

Manchester United nuk po arrin të reagojë pas largimit të Sir Alex Ferguson, pasi dështoi sezonin e kaluar në të gjithë drejtimet duke mos arritur të kualifikohet në kupat e Europës.

Tv Klan