Steve Stephens, vrasësi amerikan, i cili vrau në mes të rrugës një 74 – vjeçar dhe publikoi videon live në  rrjetin social Facebook është gjetur i vdekur në makinën tij.

Policia në Pennsylvania bëri të ditur se Steve Stephens është parë të martën në mëngjes në Erie County.

“Pas zbuloi që ne po e kërkojmë, Stephens vrau veten,”

thotë policia.

Autoritetet i kishin bërë apel më parë 37 – vjeçarit Steve Stephens të dorëzohet, ndërsa qytetarëve të bëjnë kujdes sepse personi është i armatosur.

Në videon e publikuar në Facebook, Steve del nga makina dhe i afrohet të moshuarit dhe e qëllon.

Gjithashtu ai publikoi më vonë dhe një video tjetër kurr rrëfen për 13 vrasje të tjera që i kishte kryer./tvklan.al