Derbi i kreyqytetit pritet të mbushë edhe këtë të premte në orën 18:00 stadiumin “Qemal Stafa”. Partizani është pritës dhe për Andrea Agostinelli fitorja është më e rëndësishme për tifozët se sa për titullin. Trajneri italian duket e ka kuptuar rëndësinë e kësaj sfide.

Andrea Agostinelli,Trajner i Partizanit

:Kjo ndeshje nuk është vendimtare për titullin kampion, por do fitojmë vetëm për tifozët sepse e di rëndësinë që ka fitorja e derbit për këta tifozë, dhe uroj që në fund ata të dalin të gëzuar nga stadiumi.

Agostinelli bën një paralelizëm me një derbi të prekur si lojtar.

Andrea Agostinelli,Trajner i Partizanit

:Më kujtohen derbit që kam përjetuar si lojtar i Lazio, kur humbisnim na dukej vetja sikur na kishte shtypur treni, por kur fitonim ishim në qiellin e shtatë.

Tirana nuk fiton derbin prej 7 përballjesh, por kjo nuk do të thotë gjë për trajnerin e bardhebluve.

Ilir Daja,Trajner i Tiranës

:Për mua nuk kanë rëndësi statistikat, pasi po të shikojmë titujt kampionë merr një drejtim ndryshe. Çdo trajner, çdo futbollist edhe sikur të ketë fituar 10 derbet e fundit do të kërkojë të fitojë patjetër edhe atë të radhës dhe për mua këto statistika nuk kanë rëndësi.

Pavarësisht deklaratave të trajnervë derbi i radhës do të thotë shumë për titullin dhe Europën.Rikthime të rëndësishme për të dy ekipet. Te të kuqtë është gati Mentor Mazrekaj, ndërsa te bardheblutë Elis Bakaj dhe Erjon Vucaj.

Tv Klan