Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person si dhe ka sekuestruar 27 kg e 240 gram kanabis.

Bako Shahaj, 53 vjeç, banues në Vajzë-Vlorë është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim si autori i i ngjarjes së datës 21.07.2017, ku në stanin e tij në fshatin Vajzë gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike,  i janë sekuestruar 27 kg e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva./tvklan.al