Pranga durrsakut, lëvizte me pistoletë në qytet



Një 32-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë së Durrësit, pasi iu gjet një armë zjarri në automjetin e tij.

Ridjon Imeri banues në Durrës, ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Volvo” dhe gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia i është gjetur një  armë zjarri pistoletë tip TT  e kalibrit 7.62 mm dhe  1 krehër me 7 fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazh iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një  palë targa të Kosovës./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*