Një 43-vjeçare nga Delvina është arrestuar pasditen e sotme, në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, pasi policia gjeti në makinën që ajo drejtonte një sasi lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Burime nga policia kufitare bënë të ditur se 43-vjeçarja Maria Cika banonte në Athinë dhe po tentonte të kalonte kufirin me automjetin e saj tip “Citroen” me targa greke XNP3357. Pas kontrollit në pikën kufitare, në automjet u gjetën 16.3 kilogram marijuanë, të fshehura në pjesën e përparme të automjetit.

marijuane

Mësohet se 43-vjeçarja është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e lëndës narkotike.