Katër të rinj janë vënë në pranga në Tiranë ditën e djeshme pasi u kapën me 45 kilogramë kanabis.

Policia e Tiranës tha se u arrestuan në flagrancë 23-vjeçari Endrit Varrosi, 19-vjeçari Klajdi Disha, 25-vjeçari Malvin Lika, dhe 22-vjeçari Klajdi Agaj, të gjithë banues në Tiranë.

Ata u arrestuan në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip “Opel”, me të cilin po udhëtonin, janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike.

Ndërsa në afërsi të automjetit u sekuestruan 45.3 kg kanabis, e paketuar në 12 thasë./tvklan.al