Policia britanike vuri në pranga 20 shqiptarë në Manchester, anëtarë të një organizate kriminale të shpërndarjes së kokainës të njohur si “Shqiptarët”.  Banda që kishte fituar rreth 250 mijë paund nga shitja e kokainës së cilësisë së lartë -u zbulua pas gjurmimit që kishte nisur në Maj të vitit 2014.

Shqiptarët,sic shkruan gazeta “Mancester Evening Neës” ishin rekrutuar në Shqipëri, për të punuar në Mancester dhe kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe duke përdorur pasaporta false italiane dhe greke.

Një ekip dedektivësh në terren zbuloi se si shpërndahej lënda narkotike në rrugë, bare, madje edhe sa shpejt funksiononte linja telefonike e porosive të drogës, e hapur 24 orë/ çdo ditë. Gjatë operacionit të koduar  “Cortez” në 17 adresa në Veri dhe Jug të Mancesterit, Salfordit,Trafordit dhe North Uellsit u arrestuan 24 persona të akuzuar për shpërndarje droge, emigracion të paligjshëm, armë zjarri dhe dokumente false.

U sekuestrua drogë, në vlerën e 130 mijë paundëve, armë dhe para kesh. Dënimit e tyre shkojnë nga 1 deri në 8 vjet ndërsa pritet të nisin edhe procedurat për ekstramin. Me 8 vjet burg u dënua Mevlan Gjeta 33 vjeç – një prej drejtuesve të bandës, në banesën e tij u sekuestrua drogë dhe armë.

Tv Klan