Policia shkoder

Zona e Malësisë së Dukagjinit ku ndodhi vrasja e dy turistëve çekë dhe ku në të kaluarën janë regjitruar disa ngjarje të kësaj natyre mbulohet me shërbim vetëm nga tre komisariate të policisë, njëri në Shkodër dhe dy të tjerë në Malësinë e Madhe dhe në Pukë.

Ndonëse një zonë me aktivitet të lartë turistik sidomos gjatë periudhës së verës prania e policisë në zonat e thella që janë edhe më atraktivet për turistët është e paktë.

Në zona si ajo e Shoshit, Pultit dhe Dukagjinit e Shalës nuk ka posta policie por vetëm oficerë përgjegjës që kryerjnë shërbime që lidhen me ankesat apo dokumentat e identifikimit.

Polica nuk e ka shtuar prezencën në këtë zonë edhe pse që prej vitit 2001 numërohen 6 raste të turistëve çekë që kanë humbur jetën në veri.

Këtë shqetësim e ngriti edhe shoqata e tur operatorëve turistikë që ka kërkuar nga autoritetet një shtim të forcave të policisë sidomos gjatë sezonit turistik, kërkesë që sipas tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Problematikat e hasura në këtë zonë policia i ka zgjidhur me operacione të ngjashme si ai i një viti më parë në Dukagjin kundër kultivuesvve të kanabisit, por që nuk e kanë ulur rrezikshmërinë e levizjes në këtë pjesë të veriut të Shqipërisë që të premten e kaluar rezervoi një tjetër tragjedi, ku viktimat e radhës ishin dy turistët çekë.

Tv Klan