Për Zabo Martin, Tirana, përbën një pikë-takimi me poezinë. Për të dytën herë , poetja franceze i thotë po ftesës për të gëzuar “pranverën frankofonie të mundësive” dhe Shqipërinë, që e quan një vend i vogël i poetëve të mëdhenj. Dhe me ketë i referohet poetëve të kohës që jetojmë.

Për këto arsye, poetja franceze është angazhuar që mos të kemi vetëm pranverë frankofonie në Tiranë, por edhe pranverë shqiptare në Paris.

Për 15 ditë, nga nesër, në kryeqytet, Elbasan, Shkodër e Durrës, artistë e intelektualë franceze do të sjellin krijimtarinë e tyre, e veçanërisht në gastronomi, ku shefi i kuzhinës së ish presidentëve Jascques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe atij aktual François Hollande, do të sjellë artin e tij në Tiranë.

Tv Klan