komisioniProblemet me shërbimin e urgjencave ,mungesa  e qëndrave shëndetësore dhe mjekëve specializantë në disa rrethe   të vendit duket se do të jenë prezente edhe në vitin 2015-të.

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka prezantuar buxhetin e ri për shëndetësinë dhe i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është   41.23 miliard lekë. Rreth 6 % më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Projektligji për buxhetin 2015-të është diskutuar nen për nen edhe në Komisionin e Jashtëm.

Deputetët e Partisë socialiste kanë kundërshtuar rritjen e tatimit nga 10 në  15% për artistët , duke kërkuar që  e tatimi për artistët të mbetet aq sa është aktualisht 10% .

Deputetët në komision kërkuan që me buxhetin e ri të përfshihet edhe rritja e pagës për trupin  diplomatik.

Ndërsa përfaqësues nga Ministria e Jashtme thanë se kjo kërkesë mer zgjidhje  nëse miratohet  ligji i ri për shërbimin e jashtëm , I cili  ka përfunduar,dhe javën që vjen dorëzohet në qeveri.