Skënderbeu duket se e gjeti organizatorin. Rumuni Cornel Predescu vlerësohet si zëvendësuesi i Bledi Shkëmbit.

Mesfushori me tipare sulmuese u bashkua me ekipin në fazën përgatitore në Antalia dhe spikati në miqësoren me Kombëtaren Shpresa, me gol dhe asist. Ndihet mirw te kampionwt dhe thotw se objektivi mbetet titulli.

Cornel Predescu, futbollist i Skënderbeut:

Dua të falënderoj të gjithë se më pritën mirë dhe unë uroj që ti ndihmoj të arrijmë objektivat. Uroj që ta nisim mbarë kampionatin dhe hap pas hapi të shkojë drejt titullit.

Stafi teknik i Skënderbeut po pret që 29-vjeçari të arrijë formën e duhur fizike. Cornel Predescu është formuar te akademia e Dinamo Bukureshtit, ndërsa është aktivizuar me skuadra të tjera në Rumani, Poloni dhe Qipro.

Cornel Predescu, futbollist i Skënderbeut:

Këtu është gjithçka e re për mua. Nuk i njoh ekipet kundërshtarët.

Cornel Predescu do të jetë pjesë e Skënderbeut deri në qershor të 2018./ TV KLAN