The Barclays Premier League 2013 trophy decked in the colours of Manchester UnitedOra 23:00 e së hënës i ka dhënë fund merkatos së verës.

Manchester United që ka shpenzuar më shumë se të gjithë këtë sezon edhe pse nuk merr pjesë në kupat e Europës zyrtarizoi pas mesnate transferimin e Radamel Falcao.

Por shpenzimet e Djajve të Kuq janë vetëm një pjesë e asaj që është shpenzuar në Premier League.

Sipas BBC afrimet në Premier League kanë kushtuar më shumë se 1 miliardë euro.

Kjo shumë është më e larta në historinë e këtij kampionati. Shpenzime të tilla justifikohen edhe me fitimet që kanë grumbulluar këto ekipe nga e drejta televizive apo të drejta të tjera të marketingut.

Në vendin e dytë në kampionatet e Europiane është La Liga në Spanjë. 540 milionë euro kanë kushtuar lojtarët që janë transferuar këtë merkato në ekipet spanjolle ku në krye janë Real Madrid dhe Barcelona.

Në vendin e tretë është Serie A me 330 milionë e ndjekur nga Bundesliga 1 me 287 milionë dhe në fund Ligue 1 me 125 milionë euro.

Merkato në Francë është kushtëzuar edhe nga masat shtrënguse të UEFA-s, që ka ndërrmarë për Paris Saint-Germain dhe Monaco.

Tv Klan