Kurorëzimi i dashurisë së vërtetë, ku njeriu lufton me errësirën për të arritur ndriçimin është bota e magjepsur ku opera “Flauri magjik” të fton të futesh.

Nën dirigjimin e Pierre Pichler dhe regjinë e Nikolin Gurakuqit, vepra e Wolfgang Amadeus Mozart, e cila mbart influenca të forta të urdhrit masonik, ç’ka shprehej në skenografi, erdhi në mbrëmjen e të dielës premierë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Muzika, ariet e kënduara, e recituara dhe skenografia ku projektohej përmes fotografive apo videove të animuara ishte një udhëtim në univers, në simbolet e qytetërimit të lashtë egjiptian.

Kërkesa për dashuri, dritë dhe urtësi, në një botë ku asgjë nuk është ajo që duket, erdhi nën interpretimin e tenorit Klodjan Kaçani, si princi Tamino dhe baritonit Armando Likaj, në rolin e Papagenos.

Shfaqjen e tij të dytë “Flauti Magjik” e ka nesër në mbrëmje në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Tv Klan