Kryeministri Rama ka kërkuar  sërish votat që pas 25 qershorit shqiptarët të mos qeverisen nga një koalicion, por nje parti, dhe vendimin për të shembur këtë lloj qeverisej ia tha një familje në Dropull ku drekoi.

Gjatë drekës kryesocialisti mësoi se mikpritesit e tij kishin krushqi me Vangjel Dule, por kjo nuk e pengoi që të thoshte çmendonte për ish mikun e tij, Por nuk bëri të njëjtën gjë kur fjala ra fjala të deputeti i LSI Vangjel Tavo.

Ndërsa në një tjetër takim elektoral me gratë e Gjirokastër Rama nuk la pa thumbuar Partinë Demokratike, e cila u dënua me gjobë nga KQZ-ja për mosrespektim të kuotave gjinore.              

Më herët kryeministri ishte dhe në fshatin Cepo ku premtoi rritje ekonomike të vendit. Zyra e shtypit të kryeministrit ka shpërndare dhe një material filmik disa  inspektimeve të kreut të qeverisë në 3 bashki veriore të Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Mirditës .

Tv Klan