Nuk ka një fitues të qartë nga debati presidencial i 5 kandidateve farncez.  Është ky vendimi i shumicës së shikuesve, por vlerësimi mbetet evazik përsa kohë 40% e të pyeturve ishin të pavendosur. Gjithsesi përshtypjet janë se liberali Emanuel Macron  mori pëlqimin më të madh të audiencës, pasi ishte më bindës në ato që tha.

Debati u ndez kur kandidatja e se djathtës ekstremiste Marine  Le Pen, tha se Franca duhet të kundërshtojë multikulturalizmin, duke iu referuar grave myslimane të veshura me burkini në plazh, çështje që verën e kaluar krijoi mjaft polemika në Francë. Ndërsa liberali Macron,  akuzoi rivalen e tij se po krijon armiqësi me myslimanët dhe po e shtrembëron të vërtetën.

Sondazhet sugjerojnë se Macron dhe Le Pen janë në një garë të fortë, me një avantazh të ekstremistes së djathtë në raundin e parë të votimit që do të zhvillohet me 23 prill.

Tre kandidatet e tjerë presidencial, Francois Fillon, Benoit Hamon and Jean-Luc Melenchon, nuk kanë spikatur, përveç  tentativave të vakëta të Fillon për të hedhur pas krahëve skandalin e abuzimeve me fondet publike. Votat e 23 prillit do të zgjedhin vetëm 2 nga 11 kandidatet për presidencialet. Dy fituesit do të shkojnë sërish në votime me 7 maj për të vendosur përfundimisht presidentin e ri francez.

Tv Klan