Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e Sokol Dervishajt në krye të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës ndërsa ka firmosur shkarkimin e Edmond Haxhinastos.

Një javë më parë, me anë të një letre, Haxhinasto i paraqiti dorëheqjen Kryeministrit Rama, që u firmos menjëherë nga kreu i qeverisë.

Motivacioni që paraqiti zytarisht Haxhinasto për dorëheqjen ishte ai i impenjimeve partiake në prag të Koventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku ish – Ministri do të angazhohet me hartimin e programit politik dhe elektoral.

Sokol Dervishaj, deri më sot ka mbajtur detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të parlamentit, Ilir Meta.

Ministri i ri do të votohet gjatë seancës së të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

dekreti2

dekreti1

/tvklan.al