NISHANI TAKIMETNë ditën e fundit të qëndrimit në Austri, Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani u takua me Presidentin e Dhomёs Ekonomike tё Austrisё, Christoph Leitl, me tё cilin shkёmbyen mendime pёr gjendjen aktuale tё investimeve austriake nё Shqipёri dhe tё ardhmen e tyre.

Presidenti Nishani i vlerёsoi marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve tona si tё shkёlqyera dhe shtoi se Shqipëria e konsideron Austrinё, njё partner shumё tё rёndёsishёm politik dhe ekonomik, jo vetёm nё planin dypalёsh, por edhe nё planin rajonal dhe mё gjerё.

Presidenti tha se Austria, nёpёrmjet ndihmёs dhe investimeve ka qenё mbështetёse shumё e rёndёsishme e pёrpjekjeve tona pёr konsolidimin e demokracisё, shtetit ligjor, ekonomisё sё hapur tё tregut dhe procesit euro-integrues.

Kreu i shtetit vuri nё dukje suksesin e investimeve austriake nё bujqёsi, financё, sistemin bankar, energji dhe infrastrukturё. Por ai tha se ka ende shumё hapёsirё pёr zhvillimin e mёtejshёm tё sipёrmarrjes austriake nё Shqipёri.

Nga ana e tij, zoti Leitl u shpreh i kënaqur pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat nga Shqipёria dhe shprehu dёshirёn që vendi ynë të bëhet shpejt nje anёtar i Bashkimit Evropian.

Përsa i përket bashkёpunimit ekonomik, zoti Leitl tha se ndihet i inkurajuar nga gatishmёria e institucioneve shqiptare pёr krijimin e njё klime tё favorshme pёr biznesin.

Sipas tij Austria mund tё kontribuojё nё fushёn e arsimit profesional nё pёrputhje me kёrkesat e tregut tё punёs.

Presidenti zhvilloi njё takim edhe me pёrfaqёsues tё Shoqatёs “IG Alpbach Albania” pjesёmarrёs nё Forumin Evropian Alpbach 2014.

Presidenti u shpreh se konstaton se nё Shqipëri po formohet njё brez i ri me mentalitet evropian dhe aftёsi konkuruese dhe shtoi se tё rinjtё shqiptarё kanё nevojё pёr mbёshtetje dhe infrastrukturё evropiane, por kёrkoi nё tё njёjtёn kohё, qё ata vetё, nёpёrmjet formave demokratike dhe institucionale, tё mbajnё pёrgjegjёsi dhe tё pёrpiqen tё bёhen pjesё sa më aktive e vendimmarrjes.

Presidenti pranoi te bёhej anёtar nderi i Shoqatёs “IG Alpbach Albania” dhe garantoi mbёshtetjen pёr aktivitetin e saj.

Nje ditë më parë kreu i shtetit mbajti një fjalë në forumin Europian Alpbah 2014, ku nënvizoi se procesin e integrimit dhe reformave në Shqipëri  e ngadalëson mungesa e tolerancës dhe konsensusit apo dhe qëndrimet autoritare të pushtetit.

Bujar Nishani, President i Republikës: “Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pas-totalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe  qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”.

Presidenti Nishani tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në rajon, tashmë edhe si kryesues i rradhës i Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës juglindore duke nënvizuar synimin e përbashkët, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

TV KLAN