Presidenti filipinas Rodrigo Duterte është vënë sërish në qendër të kritikave prej deklaratave të tij. Gjatë një fjalimi përpara ushtarakëve të angazhuar në çlirimin e një prej ishujve filipinas, i marrë peng nga ekstremistë pranë ISIS, presidenti Duterte i nxiti ushtarët të përdhunojnë gra.

Rodrigo Duterte (President i Filipineve)

Nëse ju ndodh të përdhunoni 3 gra, do të them që e bëra unë. Do ta marr unë përgjegjësinë. Do të shkoj unë në burg për ju. Ju bëni vetëm punën tuaj, për të tjerat do të përgjigjëm unë.

Thirrja e pazakontë, edhe pse e bërë me një ton humori, është e përsëritur për kreun e shtetit filipinas. Para se të zgjidhej president, Duterte kishte komentuar një përdhunim në grup ndaj një misionareje australiane në Davao , ku ai ishte kryebashkiak. Sa keq, thoshte Duterte asokohe, kryetari i Bashkisë duhet të ishte i pari.

Presidenti filipinas ka zënë disa herë faqet e mediave ndërkombëtare për shkak të deklaratave të debatueshme, siç ishte krahasimi i luftës kundër drogës në Filipine me shfarosjen e hebrenjve, apo ofendimet ndaj ish-presidentit amerikan, Barak Obama.

Tv Klan