Në tre muaj e parë të presidencës së tij, Emmanuel Macron ka shpenzuar 26 mijë Euro për make up.

Me rënien e popullaritetit të tij, tashmë Macron duhet të përballet edhe me një tjetër problem, koston e shpenzuar për make up në vetëm 3 muaj. Të dhënat janë publikuar nga shtypi francez.

Megjithatë nuk është saktësuar nëse kjo shumë parash është shpenzuar vetëm Presidentin Macron apo është përfshirë edhe Zonja e Parë e Francës.

Ndërkohë, Pallati Presidencial Elysee ka pranuar koston e shpenzuar duke thënë se ishte pjesë e një marrëveshje për make up që përdorin edhe artistët. Marrëveshja përfshinte edhe shërbime gjatë fushatës zgjedhore të presidentit, deklaroi presidenca franceze.

/tvklan.al