Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i është rezervuar një pritje e veçantë nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, gjjë që është reflektuar qartë edhe në termilonogjinë e përdorur nga ky i fundit.

 

Tusk e ka cilësuar Vuçiç unik dhe ka thënë se Vuçiç mund t’a ndjejë veten në zyrën e tij si në shtëpinë e tij. Por kur vjen fjala për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, presidenti i Këshillit Europian nuk tregon asnjë fleksibilitet.

 

Sipas tij, kjo do të varet nga ritmi i reformave të integrimit të Serbisë. Ndërkohë edhe pse presidenti serb është shprehur shumë i kënaqur nga takimi, ai ka thënë se është e pamundur të flitet për një datë për anëtarësimin e vendit të tij në BE, për shkak të situatës së përgjithshme në këtë organizatë.

 

Donald Tusk, Presideni i Këshillit Europian: « Ju duhet t’a ndjeni veten tuaj këtu në Bruksel, në zyrën time, si në shtëpinë tuaj. Më lejoni t’ju rikujtoj se angazhimi i  BE për Ballkanin Perëndimor është i qartë. Ai u konfirmua nga liderët europianë në samitin e marsit. Lidhur me momentin e anëëtarësimit, kjo do të varet nga avancimi juaj në reformat e integrimit. Më lejoni t’ju përgëzoj edhe për angazhimin tuaj personal në rajon, që përbën një prioritet strategjik të BE-së. Në 50 ditët e para në detyrën e presidentit, ju keni takuar pothuajse të gjithë liderët e rajonit dhe shpresoj t’a vazhdoni këtë. Ju jeni absolutisht unik dhe ju e dini këtë. » 

 

Aleksander Vuçiç, President i Serbisë: « Lidhur me pyetjen që kam shtruar së fundmi për afatin kohor të anëtarësimit të Serbisë në BE, kam parë një vendosmëri të madhe nga presidenti Tusk për t’a anëtarësuar Serbinë sipas premtimit, nëse ne kryejmë detyrat tona të shtëpisë. Qasja ime është që qytetarët tanë do të ishin më të stimuluar dhe të motivuar, nëse ne do kishim një afat kohor, por kjo nuk është e mundur për shkak të situatës së përgjithshme në Bashkimin Europian dhe proçesit të zgjerimit.Ne kemi shumë për të bërë dhe besoj te premtimi i bërë nga Tusk, që kur t’i mbarojmë detyrat tona është pothuajse e sigurtë që ne do jemi pjesë e familjes”.

 

Një nga çështjet kryesore për të cilën kanë folur Tusk dhe Vuçiç ka qenë dialogu Prishtinë-Beograd. Për presidentin serb, duhet kontribuar për paqe dhe stabilitet tê qëndrueshëm në rajon.

 

Aleksander Vuçiç, President i Serbisë: “Çështjet rajonale zunë pjesën kryesore të diskutimit tonë dhe veçanërisht dialogu me Prishtinën. Kjo është normale. Ne kemi folur për perspektivën se si e shohim dialogun, mundësinë dhe mënyrën për të përmbyllur këtë proçes, si të jemi të barabartë dhe të kënaqur ose të pakënaqur për të dyja palët Prishtinën dhe Beogradin dhe të sjellim diçka për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë rajonin ».

 

Donald Tusk, Presideni i Këshillit Europian: « Përgëzoj gjithashtu angazhimin tuaj për dialogun Prishtinë-Beograd dhe gatishërinë për të vazhduar me interlokutorët e Kosovës një refleksion për marrëdhëniet e ardhshme. Për mua, përfundimi i dialogut dhe reformave të integrimit është anëtarësimi i  plotë i Serbisë në BE.

 

Presidenti serb ka treguar që Serbia është kritikuar për disa qëndrime të saj në politikën e jashtme dhe sipas tij, do të duhen disa ndryshime në këtë drejtim, kur vendi të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Europian./Abc News