Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me rastin e përurimit të tij.

Në telegramin e urimit, Presidenti i Kinës, Xi Jinping shprehet se të dy popujt tanë përgëzojnë miqësinë e thellë tradicionale dhe se vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë njohur zhvillime të vazhdueshme dhe të shëndetshme.

“Me rastin e betimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, në emrin e qeverisë dhe popullit kinez, si dhe në emrin tim personal, Ju shpreh urimet e sinqerta dhe të mira. Jam i bindur që nën udhëheqjen Tuaj, vendi Juaj do të arrijë të zhvillohet me rezultate të reja. Të dy popujt tanë përgëzojnë miqësinë e thellë tradicionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë njohur zhvillime të vazhdueshme dhe të shëndetshme me shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fusha të ndryshme që janë duke thelluar pandërprerë”, shkruan në mesazhin e tij të urimit Presidenti i Kinës, duke shtuar:

“Jeni miku i vjetër i popullit kinez dhe keni bërë punë të shumta për nxitjen e miqësisë kino-shqiptare. Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare, dhe jam i gatshëm të bëj përpjekje së bashku me Ju, për të thelluar bashkëpunimet mes dy vendeve në të gjitha fushat në kuadër të ndërtimit ‘Një brez, një rrugë’, për të shtyrë vazhdimisht përpara marrëdhëniet miqësore kino-shqiptare, në të mirat e dy vendeve dhe dy popujt tanë. I uroj vendit Tuaj lulëzim dhe prosperitet dhe popullit Tuaj lumturi!”, – thekson ndër të tjera në telegramin e tij të urimit Xi Jinping.

/tvklan.al