Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë. Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej, gjatë mandatit Metës në postin e Presidentit. 

“I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”,

  shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë.

Gjithashtu Meta ka marë urime edhe nga ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli./tvklan.al