Pas miratimit të Reformës në Drejtësi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.  Ai thotë se miratimi i kësaj reforme është një sukses i madh për të gjitha forcat politike në Shqipëri të cilat kanë avancuar përmes negociatave dhe kompromisit duke treguar ndjenjën e përgjegjshmërisë.

“Në mbrëmjen e 21 Korrikut, Kuvendi i Shqipërisë miratoi amendamentet kushtetuese lidhur me Reformën në Drejtësi, me votë unanime. Ndryshimet aktuale kushtetuese parashikojnë riorganizimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe disa institucione të tjera shtetërore të larta që kanë të bëjnë me gjyqësorin, si dhe për krijimin e një mekanizmi të përkohshëm verifikimi të menduar për të hequr gjyqtarët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm nga gjyqësori. 

Këto ndryshime ishin rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm për të cilat Komisioni i Venecias ka kontribuar duke përgatitur dy opinione  (CDL-AD (2015) 045 dhe CDL-AD (2016) 009) dhe duke marrë pjesë në zhvillimin e konceptit të reformës. Roli kryesor i Komisionit të Venecias është pranuar në mënyrë të përsëritur nga të gjithë “lojtarët” e mëdha politik në vend, duke përfshirë z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. 

Kjo reformë është një sukses i madh për të gjitha forcat politike në Shqipëri të cilët avancuar përmes negociatave dhe kompromiseve dhe treguan ndjenjën e tyre të përgjegjësisë.”

/tvklan.al