Ligji për tarifat gjyqësore është i pari që Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend që prej marrjes së detyrës.

Kreu i shtetit dekretoi sot kthimin e ligjit për rishqyrtim, por ende nuk ka publikuar argumentat ku u mbështet për këtë vendim.

Ligji u kundërshtua në parlament nga PD dhe LSI si anti-kushtetues dhe në shkelje të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për shkak të rritjes së tarifave gjyqësore.

Por sipas mazhorancës, ligji ishte sugjeruar nga ndërkombëtaret gjatë reformës në drejtësi dhe vetëm rregullonte tarfifat për të mos i lënë ato në dëshirë të ministrave të radhës.

Tv Klan