Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit italian Sergio Mattarella.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra për shtyp e kreut të shtetit thuhet se, gjatë takimit të përbashkët do të diskutohen çështje me rëndësi të patneritet strategjik dy palësh.

Gjithashtu, në qëndër të takimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europian i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar, si dhe tematika të aktualitetit ndërkombëtare./tvklan.al