Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar ish-Komisarin Artan Cuku, me medaljen e Shqiponja e Artë (pas vdekjes).

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/06/2017, nr. dekreti 10532 Artan Cukut (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin maksimal, devotshmërinë e pashembullt, sakrificën e rrallë në luftën pa kompromis kundër keqbërësve dhe krimit të oganizuar, si profesionist dhe misionar pararojë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit”.

Ish-drejtorin policisë së Vlorës, Artan Cuku, u ekzekutua më 8 Prill të këtij viti në hyrje të pallatit ku banonte nga 24 – vjeçari Mikel Shallari, i arrestuar tashmë nga policia.

Në karrierën e tij 16 – vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, Cuku mbajti disa pozicione të rëndësishme, si Drejtor i Policisë së Vlorës dhe Nëndrejtor i Policisë së Tiranës./tvklan.al