Presidenti Nishani dekoron personalitete nga fusha e artit e kulturës

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilli një vizitë në qytetin e Beratit. Ndalesa e parë e kreut të Shtetit ka qenë në institucionin e bashkisë, ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Beratit,Petrit Sinaj.

Më pas, presidenti Nishani, vizitoi Qendrën Mesjetare të qytetit muze, ku pa  nga afër ambientet e “Teqesë së Helvetive” dhe “Xhamisë Mbret”. Ndalesa e fundit e kreut të Shtetit  Bujar Nishani ka qenë në Pallatin e Kulturës. Në fjalën e tij presidenti Nishani  vlerësoi rëndësinë e Ditës ndërkombëtare e monumenteve, pasi trashëgimia kulturore mbetet bazamenti më i rëndësishëm i civilizimit.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*