Presidenti Nishani dekretoi shkarkimet dhe emërimet në qeveri

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar sot katër ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi.

Një ditë më parë presidenti Bujar Nishani ka konfirmuar se do t’i dekretojë të 4 propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj të qeverisë edhe pse ka shprehur rezervat e veta për njërin prej tyre, ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai tha se “ka pasur dëshmi publike, shqetësuese të cilat e akuzojnë kandidaturën e ministrit për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive publike, ky hetim ishte për shkak të reagimeve të subjekteve ndaj vdekjes së diktatorit”. /tvklan.al


Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*