Lista nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot ligjin “Për dhënie amnistie” dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale. Të dy këta ligje u miratuan pak ditë më parë në Kuvend me shumicë të cilësuar.

Me dekretimin nga kreu i shtetit hyn në fuqi amnistia për rreth 350 të burgosur.

Përfitojnë të dënuar për vepra jo të rënda, burrat mbi 60-vjeç dhe gratë mbi 50-vjeç si dhe ata që kanë kryer 9/10 e dënimit.

Ndërsa me ndryshimet në “Kodin e procedurës penale”, edhe korrupsioni aktiv ose pasiv është  renditur tek krimet e rënda.