Presidenti i Republikës Bujar Nishani shfrytëzoi ditën e pavarësisë për t’i kërkuar klasën politike shqiptare të bashkëpunojë për të arritur sukses në rrugën drejt integrimit të vendit. Në pritjen e organizuar në pallatin e Brigadave për 104 vjetorin e pavarësisë, kreu i shtetit tha se politika duhet te vendose interesat kombëtare mbi ato partiake.

Duke e quajtur një arritje të madhe miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, kreu i shtetit tha se askush nuk duhet te dale mbi ligjin.

Sinkron Nuk ka drejtësi as mbi ligjin dhe as nën ligjin

Përpara të ftuarve nga klasa politike shqiptare, ambasadorëve dhe krerëve të komuniteteve fetare Nishani tha se dy sfidat  kryesore mbeten zgjedhjet e lira dhe lufta kundër kanabisit.

TV KLAN